Shqipëria
Res Publica
Adresa: Gjergji Fishta Nd. 24, H.3, Ap.7 Tirana, Albania
Tel:
E-mail: dorian.matlija@gmail.com
Res Publica është një organizatë pwr interesin publik, e cila punon për të promovuar dhe mbrojtur respektimin e të drejtave themelore të njeriut përmes proceseve gjyqësore strategjike, avokatisë, edukimit për të drejtat e njeriut, kërkimit dhe zhvillimit të politikave. Që nga themelimi i saj në vitin 2010, Res Publica ka qenë e angazhuar në një sërë çështjesh të profilit të lartë të të drejtave të njeriut (viktimat e demonstratave tw vrarw nga policia, viktimat e shpërthimit të Gërdecit, referendumi kundër importit të mbetjeve, mbi 100 raste nw mbrojtje tw gazetarëve për lirinë e shprehjes dhe çështje tw së drejtës sw informimit, si dhe sfidimi i investimeve të mëdha që kanë ndikim negativ në mjedis.
Res Publica është aktive në monitorimin e autoriteteve shtetërore për tema të shumta që lidhen me mirwqeverisjen dhe llogaridhënien, për të përmirësuar politikat dhe për të luftuar pandwshkueshmwrinw.
Res Publica është një burim kyç informacioni për palët ndërkombëtare të interesuara si delegacioni i Bashkimit Evropian (BE), Këshilli i Evropës dhe Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE). Res Publica gjithashtu ka krijuar marrëdhënie të mira pune dhe shpesh ndan ekspertizën e saj me organizatat e tjera të shoqërisë vivile (OSHC) me synime dhe aspirata të përbashkëta.