Kosovë

Lëvizja FOL

Adress: Andrea Gropa, No.35, 10000 Prishtinë

Phone: +386 (0)49 131 542

Web: http://levizjafol.org/

Email: info@levizjafol.org 

Lëvizja FOL filloi punën e saj në vitin 2008 si një projekt në kuadër të Programit për Qytetari Aktive në Forumin për Iniciativa Qytetare ndërsa më vonë në vitin 2009,  është regjistruar zyrtarisht si organizatë joqeveritare e pavarur me seli në Prishtinë, ku themelues të saj ishin Petrit Zogaj, Mexhide Demolli-Nimani dhe Ramadan Ilazi. 

Misioni ynë: FOL angazhohet për promovimin e politikave dhe praktikave të qeverisjes së mirë, të bazuara në vlera të përbashkëta të transparencës dhe llogaridhënies, dhe punon për të fuqizuar ndikimin qytetar në vendimmarrje, përmes hulumtimit dhe analizës së politikave publike, dhe mbështetjes dhe nxitjes së pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje.

Vizioni ynë: Shoqëri me qeverisje demokratike ku pjesëmarrja aktive e qytetarit në proceset e politikë‐bërjes dhe ato të
vendimmarrjes publike është bazë e qeverisjes transparente, llogaridhënëse dhe në mbrojtje të interesit publik.

Vlerat:

  • Shoqëria e hapur, të menduarit kritik dhe diversiteti;
  • Demokracia e bazuar në qytetari aktive;
  • Qeverisja e drejtë e bazuar në promovimin dhe respektimin e të drejtave e lirive të njeriut;
  • Shteti i së drejtës;
  • Zhvillimi i qëndrueshëm;
  • Guximi qytetar dhe besueshmëria;
  • Drejtësia dhe dinjiteti;
  • Integriteti dhe profesionalizmi;
  • Bashkëpunimi dhe partneriteti;
  • Puna ekipore dhe paanshmëria;
  • Përgjegjshmëria, transparenca dhe llogaridhënia;
  • Promovimi dhe mbrojtja e interesit publik.

Parimet e FOL:

  • Lëvizja FOL punon dhe angazhohet, në kuadër të qëllimeve që i ka caktuar vetës;
  • Lëvizja FOL mban qëndrime ndaj çështjeve të ndryshme pas konsultimeve të gjëra;
  • Qëndrimet tona publike do të reflektojnë rezultatet e hulumtimeve, analizave dhe argumenteve parimore;
  • Lëvizja FOL bashkëpunon me të gjitha grupet qeveritare, jo-qeveritare, fitimprurëse dhe jo fitimprurëse, individë, e të tjerë që mbështesin kauzën dhe qëllimet e saj;
  • Lëvizja FOL është ndërtuese koalicionesh dhe rrjetesh të interesit të përbashkët për të ndihmuar proceset sociale, ekonomike dhe politike në vend;
  • Lëvizja FOL është e përgjegjshme, e hapur dhe llogaridhënëse në marrëdhëniet e saj me anëtarësinë, mbështetësit, bashkëpunëtorët, donatorët dhe qytetarët.

 

Ish-partner:

Kosovo Foundation for Open Society

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur - KFOS është organizatë joqeveritare dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar të fondacioneve filantropike nga George Soros. Fondacioni punon me qeverinë dhe shoqërinë civile për të fuqizuar kapacitetet, për të përmirësuar implementimin e politikave ekzistuese dhe për të zhvilluar drejtime të reja strategjike. Fondacioni, këtë e bën duke zhvilluar dhe implementuar projektet e veta dhe duke mbeshtetur organizatat Kosovare, të cilave u nevojitet përkrahje financiare dhe operacionale.

Fol