Fokus / Фокус / Fokusi

U certifikuan 220 zyrtarë të prokurimit publik

Datum: 29.07.2018.

Kosovë

Në bashkëpunim me USAID ndërmjet programit "Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse" është organizuar ceremonia e certifikimit të 220 zyrtarëve professional në Prokurim Publik.

Me këtë rast, Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se Prokurimi Publik është udhëkryqi ku kërkesat dhe planifikimet institucionale transformohen në punë për të realizuar zhvillimin e aparatit shtetëror për të plotësuar nevojat e qytetarëve, bizneseve dhe publikut.
Ministri Yagcilar tha se, pika e prokurimit është gjithashtu pika ku garantohet stabiliteti insticuional dhe besueshmëria ndaj instutucioneve dhe vetë shtetit nga ana e opinionit dhe qytetarëve,dhe shtetet të cilat synojnë të bashkohen me BE-në duhet t’i plotësojnë kushtet themelore si: Sundimi i Ligjit, Qeverisja ekonomike dhe Administrata Publike Funksionale ku Prokurimi publik është pjesa dhe themeli i tri shtyllave.

Ministri pohoi se tashmë kemi infrastrukturën e duhur për të realizuar proceset e prokurimit përmes mënyrës elektronike të cilat kanë nevojë të përfocohen edhe nga aspekti tekniko-ligjor dhe gjithashtu nga aspekti i burimeve njerëzore.

Ministri Yagcilar, premtoi se Ministria e Administratës Publike përmes IKAP-it dhe njësive tjera do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe të kontribuojë në krijimin e kuadrave profesionale për realizimin e procedurave administrative dhe ofrimin e shërbimeve sa më efikase transparante dhe llogaridhënëse për qytetarët dhe bizneset.

Në fund të fjalës së tij, Ministri falënderoi USAID-in, Komisionin Regullativ të Prokurimit Publik dhe IKAP-in për punën e bërë në funksionalizimin e këtij sistemi dhe të gjithë zyrtarët të cilët sot u certifikuan.